Jeni të interesuar për trajtimet që ne ofrojmë?
Merrni një përgjigje profesionale
Ju lutemi dërgoni informacionin tuaj dhe ekspertët tanë do t'ju kontaktojnë sa më shpejt të jetë e mundur.
Numri i telefonit
+355 69 400 3010
Është një ndërhyrje fizioterapeutike e bazuar në një trajtim manual individual dhe global, i cili analizon analizën e simptomave dhe shkaqeve të një lezioni me qëllim eliminimin e të dyjave, duke përfshirë çdo mundësi rikthimi.
Premisa është se struktura e trupit të njeriut ndikohet nga zinxhirët e koordinimit neuromuskular, të cilët për të funksionuar siç duhet, duhet të mirëmbahen ose të kthehen në një situatë të ekuilibrua.Një nga gurët themelorë të RPG është vlerësimi postural, përgatitor dhe i domosdoshëm për trajtim. Kjo e fundit, nëpërmjet korigjimeve të kompensimeve të realizuara nga pacienti për të shmangur dhimbjen, mundëson identifikimin e shkakut që më pas do të trajtohet nëpërmjet një terapie individuale dhe të personalizuar, e cila shmang çdo përsëritje.
Keni të njëjtin problem? Leximi i artikujve tanë për trajtimet e fizioterapisë në Tiranë mund t'ju ndihmojë të gjeni problemin tuaj ose një zgjidhje. Ju gjithmonë mund të na kontaktoni për më shumë ndihmë.
Gjatë posturave të përdorura nga RPG, kryhen korrigjime artikulare duke respektuar zgjatjen e zinxhirëve muskuloskeletorë të koordinimit neuromuskular. Këto pozicione lidhen me frymëmarrjen, e cila është thelbësore për ruajtjen e korrigjimeve që duhen adoptuar. Trajtimi kërkon pjesëmarrjen aktive të pacientit, në mënyrë që SNQ të mund të marrë inpute të vazhdueshme nga sistemi muskuloskeletor. Në këtë mënyrë SNQ do të regjistrojë një qëndrim të ri dhe korrekt të adoptuar nga pacienti, duke shmangur çdo përsëritje.
ÇFARË PROBLEMESH TRAJTON METODA
SOUCHARD?
●Hernie diskale,
●Spondilolistezë,
●Dhimbje të shpinës,
●Dhimbje koke,
●Nevralgji por edhe dhimbje reumatizmale,
●Tension,
● Dhimbje të lokalizuara,
●Vështirësi në lëvizje,
●Çrregullime të qarkullimit të gjakut,
●Probleme post-traumatike,
●Ndryshime posturale dhe çrregullime të tretjes.
Metoda Souchard rezulton të jetë efektive si për trajtimin e të gjithëve ketyre patologjive gjithashtu edhe për të përmirësuar qëndrimin në përgjithësi.
Me ndihmën e RPG është e mundur të luftoni një mënyrë jetese të ulur dhe zakone të këqija motorike, trauma dhe përpjekje të tepërta, pozicione të detyruara për një kohë të gjatë (ata që punojnë në zyrë, të detyruar të ulen me orë të tëra para tavolinës e dinë mirë), por edhe ankthet dhe shqetësimet, shpesh përgjegjëse për tensionet jonormale të muskujve që mund të ndikojnë në qëndrimin, duke e çekuilibruar atë.
Varet nga shkalla e çekuilibrit dhe simptomave si dhe nga mosha e pacientit. Gjithsesi, është e sigurt – dhe eksperimentimi i konstatuar mirë e konfirmon – që, pas tre/katër terapive të para, pacienti arrin një përmirsim të qartë.
●ulje ose zgjidhje e simptomave
●dekompresimi i hapësirave ndërvertebrale
●përmirësimi i fleksibilitetit të përgjithshëm të
kyçeve dhe muskujve
●ndërgjegjësimi për trupin dhe lëvizjet e tij
●frymëmarrje më efektive
●përmirësim i funksionit visceral.
Dr. Andrea Settembrini, licensuar në Fizioterapi, i specializuar në OSCE (Osteopatic spine center education ) për Osteopati ( 5 vite) në Bolognia dhe i çertifikuar në Shkencat e lëvizjes në Romë.
Ju lutemi dërgoni informacionin tuaj dhe ekspertët tanë do t'ju kontaktojnë sa më shpejt të jetë e mundur.
+355 69 400 3010
Fizioterapi ne Tirane nga FisioCenter. Sjellja e eksperiencës italiane në Shqipëri nga Dr. Andrea Settembrini.
Hën – Pre | 09:00 am – 20:00 pm
Të shtunë | 09:00 am – 20:00 pm
Të Dielë | Mbyllur