FisioCenter Tirane

PNF - FisioCenter Tirana

PNF proprioceptive neuromuskular facilitation Proprioceptive - do te thotë marrja e stimulimeve brenda në inde. Neuromuskular- Penetrimi në muskuj dhe në nerva. Facilitation- rezultati qe krijohet në fijet nervore nga kalimi i impulseve.

PNF është një teknikë stretching e përdorur për të rritur ROM-in dhe fleksibilitetin. PNF rrit ROM- in duke zgjatur muskujt dhe duke rritur efikasitetin neuromuskular. Teknika e PNF gjithashtu kombinon levizjet në të tre planet e lëvizjes. Me një sekuencë specifike te lëvizjeve PNF stimulon muskujt dhe fuksionet neurologjike te pacientet me:
1.dëmtime partiale të nervave peripherale,
2.atrofi te muskujve
3.dobësim te muskujve te ekstremiteteve.
4.paaftësi për të relaksuar muskujt
5.rigiditet, spasticitet

Qëllimi:
-Të rrisë fleksibilitetin e muskujve
-Të rrisë aftësinë e sistemit neuromuskular për të koordinuar lëvizjet.
-Për të rritur ROM-in artikular.
-Duke rritur stabilitetin e legenit indirekt ndihmon ne rriten e levizshmerise së gjymtyrëve te poshtëm.
-Forcon muskujt.

Kohëzgjatja e seancave te rehabilitimit është 20 deri 30 duke filluar nga 2 seanca ne javë dhe në bazë vijushmërisë së terapisë vendoset dhe vazhdimsia e saj.

Doctor doing PNF procedure with patient at FisioCenter Tirana physiotherapy clinic.

Trajtimet tona

Keni të njëjtin problem? Leximi i artikujve tanë për trajtimet e fizioterapisë në Tiranë mund t'ju ndihmojë të gjeni problemin tuaj ose një zgjidhje. Ju gjithmonë mund të na kontaktoni për më shumë ndihmë. 

Principet e PNF

1.Resistenca-Rezitenca e vendosur nga fizioterapisti ne drejtimin e kundert te levizjes duhet te jete optimale dhe jo e padurueshme per pacientin.

2.Streching-Zgjatja dhe Relaksimi i muskujve deri ne permbushjen e qellimit te terapise.

3.Kontakti Manual-Kontakti direkt stimulon muskujt, i jep pacientit komoditet dhe siguri ne kryerjen e levizjes.

4.Komandat Verbale- komunikimi me pacientin se kur dhe si duhet te beje levizjen ( fillimi, veprimi dhe mbarimi) Toni i larte i zerit jep indicie kur kontarktim i muskulit eshte i nevojshem. Toni i ulet tregon per nje qellim te arritur dhe qe pacienti mund te relaksohet.

5.Pozicionimi i trupit dhe biomekanika-trupi duhet te jete i pozicioniuar ne linje te tille qe levizja te kryhet pa veshtiresi dhe pa lodhje te pacientit dhe te kryhet saktë.

6.Timing-Koordinimi dhe sekuencat ne te cilat ndahet kryerja e levizjes dhe koha se si ajo duhet te kryhet ndihmon qe rehabilitimi te jete sa me eficient.

Rastet tona klinike

Kontaktoni specialistin tonë dhe rezervoni sot

Andrea Settembrini

Dr. Andrea Settembrini, licensuar në Fizioterapi, i specializuar në OSCE (Osteopatic spine center education ) për Osteopati ( 5 vite) në Bolognia dhe i çertifikuar në Shkencat e lëvizjes në Romë.

Terapi Tecar

Osteopati

Terapia Manuale

Jeni të interesuar për trajtimet që ne ofrojmë?

Merrni një përgjigje profesionale

Ju lutemi dërgoni informacionin tuaj dhe ekspertët tanë do t'ju kontaktojnë sa më shpejt të jetë e mundur.

Email

info@fisiocenter.com

Adresa

Ish Blloku Tirane

Plotësoni formularin për të na kontaktuar

sqAlbanian